EKSKLUZIVE/ Në hall për stadiumin, Tirana-Kukësi mund të luhet në Korçë ose…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 12:55

EKSKLUZIVE/ Në hall për stadiumin, Tirana-Kukësi mund të luhet në Korçë ose…

Ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit është ende në ajër. Klubi bardheblu nuk ka vendosur ende se ku do të luhet ky takim. Me tri stadiume të mbyllura dhe Tiranën që nuk luan dot në “Selman Stërmasi”, si klubi dhe FSHF po kërkojnë stadium për këtë ndeshje.

TIRANA KUKESI

“Panorama Sport” mëson se dje bardhebluve u është ofruar fusha e Korçës ose stadiumi “Skënderbeu”. Federata ka thënë që ndeshja mund të luhet të mërkurën në orën 13:45 në Korçë. Edhe klubi “Skënderbeu” ka qenë dakord që të luhet kjo ndeshje në stadiumin e Korçës.

korca stadiumi

Gjithsesi, Korça është larg dhe Tirana ka hezituar që të luajë në stadiumin “Skënderbeu”. Shpenzimet për të dyja klubet do të ishin shumë të larta. Opsioni i dytë është stadiumi i Laçit. Qyteti është afër dhe dy skuadrat do ta kishin të thjeshtë të luanin në Laç. Për momentin nuk ka komunikime mes palëve për një marrëveshje apo vendosje të ndeshjes.

Laci

TiranaKukësi, sfida më e rëndësishme e Superiores, është në ajër. Me shumë mundësi takimi do të luhet në Korçë, ndërsa vetëm një marrëveshje mes dy klubeve Tiranës dhe Laçit mund të bëjë që sfida të transferohet në Kurbin. Për momentin, Shqipëria është në krizë stadiumesh dhe shumë fusha janë ose duke u ribërë, ose në gjendje jo të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"