Kolela “skicon” formacionin, si pritet të luajë Partizani në derbin ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 14:31

Kolela “skicon” formacionin, si pritet të luajë Partizani në derbin ndaj Tiranës

Partizani ka nisur nga dita e djeshme përgatitjet për ndeshjen ndaj Tiranës, që do të luhet ditën e diel në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

PARTIZANI 1

Nën urdhrat e trajnerit Kolela kanë qenë të gjithë lojtarët e grumbulluar në ndeshjen ndaj Orikut.

MATONDO – Ndërkohë, fatmirësisht rikthimi i Matondos në gjirin e ekipit nuk ka hasur në pengesa burokratike dhe mesfushori ditën e djeshme është kthyer në Tiranë, por nuk është stërvitur me grupin, pasi vinte nga një udhëtim i gjatë. Ai ka kryer stërvitje vetëm në palestër dhe sot pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës.

FORMACIONI – Për 11-shen, Kolelës do t’i duhet të presë deri në minutat e fundit për të vendosur. Gjithsesi, pjesa më e madhe e titullarëve është e përcaktuar tashmë, sepse Partizani ka krijuar një bosht pas këtyre pesë javëve.

Rexhepi pritet të luajë derbin e parë mes shtyllave, teksa në mbrojtje ka shumë shanse ta nisë Atanaskoski. Pjesa tjetër e difensivës mbetet e njëjtë.

Në mesfushë priten Rrapaj, Murataj dhe Matondo, teksa mbetet të shihet nëse Da Silva apo Hoti do të mund të rikuperohen fizikisht.

Në sulm Cara dhe Skuka janë të padiskutueshëmdhe do të tentojnë të ndëshkojnë Tiranën. Gjithsesi, ka kohë deri të dielën dhe do të shihet gjendja fizike e lojtarëve, që vijnë nga dëmtimet. Një prej tyre është edhe një “ish” si Hoti.

PAR (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"