Koha për premio, tek Partizani ndaj Kukësit luhet edhe për… shpërblim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 16:47

Koha për premio, tek Partizani ndaj Kukësit luhet edhe për… shpërblim

Ecuria pozitive e Partizanit në javët e fundit pritet të shpërblehet nga klubi. Që pas fitores me Flamurtarin, u përfol për një shpërblim të majmë nëse ekipi do të fitonte tri transfertat radhazi. Të besuarit e Dalipit ia kanë dalë me sukses në Kamzë dhe Laç dhe të shtunën i pret transferta e Kukësit.

partizani

Në rast fitoreje në këtë takim, parashikohet që “demat” të shpërblehen me një premio të majme nga ana e presidentit Demi. Pra, te kryeqytetasit ka ardhur koha për premio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"