Klubi anglez e ka seriozisht për Kumbullën, zbulohet oferta në drejtim të Veronës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 14:50

Klubi anglez e ka seriozisht për Kumbullën, zbulohet oferta në drejtim të Veronës

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Serie A, ku po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën dhe ka tëehequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Interi dhe Napoli prej kohësh interesohen për mbrojtësin shqiptar dhe duan ta marrin në ekipin e tyre.

Në garë për shërbimet e shqiptarit është edhe Çelsi, që është gati ta tansferojë lojtarin. “ Daily Express” raporton se londinezët kanë gati 25 milionë euro, aq sa kërkon edhe Verona për ta lënë të lirë.

Mesa duket vera do të jetë shumë aktive për Kumbullën, i cili duhet të zgjedhë se ku dëshiron të vazhdojë karrierën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"