Klodian Arbëri: Fitorja ndaj Flamurtarit është një nga dhuratat më të veçanta, jam jashtëzakonisht i lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 18:24

Klodian Arbëri: Fitorja ndaj Flamurtarit është një nga dhuratat më të veçanta, jam jashtëzakonisht i lumtur

Tomori ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë së Parë. Pas sfidës, ka folur edhe trajneri Klodian Arbëri.

bandicam 2023-04-23 17-52-10-285“Normale që jam shumë i lumtur, nuk e di është një nga dhuratat më të veçanta, nuk e kam pritur këtë dhuratë dhe sot ma dhanë djemtë, jam i lumtur 10-fish i gëzuar. Nuk është se bëj shumë analiza, thjesht iu kujtova djemve që të mbajnë mend ndeshjet me Dinamon, Skënderbeun. Iu thash që Flamurtari ka një ekip shumë të mirë, por ne duhet të bënim surprizën dhe ja erdhi surpriza. Është kënaqësi, kemi bërë ndeshje të mira me ekipe shumë të forta, dhe kemi pasur oshilacione me ekipe me emër të vogël. Kemi humbur brenda kemi triumfuar jashtë dhe ishte një surprizë e bukur. Ekipi ka kualitet dhe cilësi”, deklaroi Arbëri për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"