Klauzola e Albi Allës te Kukësi, menaxheri grek e cilëson të paligjshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2017 | 15:21

Klauzola e Albi Allës te Kukësi, menaxheri grek e cilëson të paligjshme

Në vitet e fundit shumë lojtarë janë ankuar për klauzolat që klubi i Kukësit ka vendosur në kontrata. Mirëpo, u desh të vinte precedenti i Albi Allës që disa futbollistë aktualë të Kukësit të mendohen mirë para se të nënshkruajnë marrëveshjen.

Alla Kukesi

Klauzola që ka prodhuar polemika është ajo për Kupat e Europës, ku lojtarit i vendoset si kusht se pas përfundimit të edicionit, duhet të jetë pjesë e skuadrës deri në përfundim të angazhimit të saj në kompeticionet e UEFA-s.

Menaxheri i Alles

Mirëpo, menaxheri i Albi Allës, greku Foti Paparegas, e cilësoi si të paligjshme klauzolën e vendosur nga klubi i Kukësit, prandaj dhe Alla që pas përfundimit të sezonit, nuk është kthyer më në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"