Klasifikimi i fazës së tretë, Partizani kthehet në skuadër mbijetese. Nuk është më mirë as Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 8:55

Klasifikimi i fazës së tretë, Partizani kthehet në skuadër mbijetese. Nuk është më mirë as Tirana

Nëse për 2023-shin Partizani ishte skuadra që grumbulloi më shumë pikë dhe u shpall kampion i vitit kalendarik, janari nuk ka ardhur me këmbën e mbarë për të kuqtë, që në shtatë ndeshje në Kategorinë Superiore në vitin 2024 kanë arritur të grumbullojnë vetëm 8 pikë.

skenderbeu partizani

Gjithçka nisi me një fitore ndaj Teutës, ku “demat” arritën të shënonin një gol me penallti të Tedi Carës dhe e ruajtën avantazhin deri në fund. Kjo fitore u duk sikur e hoqi tersin e barazimeve, por u pasua me një humbje me përmbysje ndaj Laçit, një ndeshje dramatike, që la gjurmë edhe në ecurinë e ndeshjeve pasardhëse. Në një kalendar “ferri” të kuqtë u ndeshën me Vllazninë dhe Egnatian, ku arritën dy barazime identike, 1- 1.

Pas kësaj, erdhi humbja në derbin ndaj Dinamos sërish me përmbysje 1-2. Gjithsesi, kur u duk se po hynin në një krizë të thellë, të kuqtë fituan derbin me “remuntada” dhe u kthyen të bënin skuadrën lidere. Por madhështia e asaj fitoreje u shua shpejt, pasi Skënderbeu i bëri rezistencë dhe i mori një fitore me shifrat 1-0 me penallti të Dean Liços.

Kështu, nëse renditja do të niste nga 1 janari, Partizani do të ishte duke diskutuar vendin e tetë, që të çon në “play out”. Pavarësisht se në tabelën në të djathtë paraqitet vetëm renditja e këtij viti, është për tu theksuar se “thatësira” për pikë te Partizani erdhi para se të mbërrinte Shehi. Ky i fundit e mori skuadrën pas një serie barazimesh dhe po rreket ta ringrejë e ta bëjë gati për titull. Mbetet të shihet sesa do t’ia dalë.

Capture

TË TJERAT – Kur flasim për Partizanin, mendja na shkon menjëherë te rivalët e qytetit. Po ata çfarë kanë bërë? E në fakt edhe Tirana nuk ka bërë aspak mirë dhe në shtatë ndeshje ka marrë vetëm një pikë më shumë (9) se kampionët në fuqi. Përveç kësaj, vendosi edhe të ndërrojë trajnerin pikërisht në ditën e ndeshjes së Kupës ndaj Teutës.

Për t’u lavdëruar është Vllaznia, që në shtatë ndeshje ka arritur të grumbullojë plot 17 pikë, duke arritur të parakalojë Partizanin për vendin e dytë të renditjes. Ecuri shumë pozitive kanë arritur të regjistrojnë edhe Dinamo, Egnatia dhe Skënderbeu. Kjo katërshe janë skuadrat më në formë të momentit, teksa i lind detyra të vijojnë me të njëjtën ecuri dhe të mbërrijnë në “Final 4” me formën maksimale të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"