“Kjo skuadër mund të fitojë në çdo fushë”, Gresild Lika: Gvozdenoviç na ka ndryshuar mentalitetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 22:20

“Kjo skuadër mund të fitojë në çdo fushë”, Gresild Lika: Gvozdenoviç na ka ndryshuar mentalitetin

Skënderbeu po punon me përgjegjësi të lartë për të përgatitur ndeshjen e së hënës që do të luajnë në kryeqytet ndaj Dinamos.

Lika

Fitore pas fitoreje dhe rezultate pozitive në pesë takime radhazi, bardhekuqtë kanë arritur të bëhen rivali më i afërt i Dinamos, por kjo nuk është e mjaftueshme për ta. I këtij mendimi është Gresild Lika, sulmuesi anësor i Skënderbeut, i cili tregon se ambiciet e korçarëve pasi kanë gjetur ritmin e duhur janë të mëdha.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi kryeqytetas bën me dije se ekipi ka gjetur manovrën e duhur dhe frymën e duhur brenda grupit dhe është pikërisht kjo ajo që po i çon te suksesi. “Nuk duhet të fshehim se jemi duke kaluar një formë mjaft të mirë dhe po marrimrezultate pozitive në ndeshjet e fundit. Kjo është ajo që na ka çuar të bëhemi rivali kryesor i Dinamos dhe një gjë të tillë mendojmë ta vazhdojmë edhe këtë javë duke zvogëluar më shumë diferencën me vendin e parë në renditje.

Katër fitore dhe një barazim në pesë takimet kur Gvozdenoviç ka marrë ekipin në drejtim janë me të vërtetë një ritëm i mirë që tregon se ky ekip ka gjetur frymën e duhur dhe formën më të mirë të momentit. Unë e shoh kështu.

Është një ndërthurje mjaft e mirë e cilësisë së lojtarëve dhe mentalitetin e përcjellë nga trajneri. Duket qartazi që Gvozdenoviç për asnjë moment nuk e ka humbur mentalitetin e Skënderbeut të artë dhe atë po na mundohet të na përcjellë. Po fitojmë edhe kur nuk jemi brilantë në lojë dhe diktues gjatëgjithë takimit dhe ky është njësinjal i një ekipit të madh”, theksoi fillimisht Lika.

DINAMO, NDESHJAE SEZONIT? – Për Likën ështënjë ndeshje radhe, e cila ndoshta vlen vetëm pak më shumë setë tjerat, pasi u jep mundësi ekipeve të ndryshojnë diferencënnë renditje. “Nuk duam tëngarkojmë veten dhe ta quajmëndeshjen e sezonit ndaj Dinamos. Është thjesht një ndeshje radhe, por me një vlerë pak më ndryshe se ndeshjet e tjera.

Ne do tatrajtojmë si një ndeshje radhe për të marrë më të mirën ashtu siçkemi bërë. Është patjetër njëndeshje e fortë që po mundohemi ta punojmë sa më mirë nëstërvitje dhe do të jemi tëpërqendruar për ta interpretuar njësoj në fushë. Ky Skënderbemund të fitojë në çdo fushë dhekëtë do të tregojmë të hënën”, përfundoi Lika prononcimin e tij për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"