Këtë herë Pep Guardiola ka gabuar, Palmer vendos rekorde historike me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:29

Këtë herë Pep Guardiola ka gabuar, Palmer vendos rekorde historike me Çelsin

Kol Palmer i dha lamtumirën gjatë kësaj vere Mançester Sitit, për t’iu bashkuar skuadrës së Çelsit. Pep Guardiola nuk e shihte sulmuesin e ri si një lojtar të domosdoshëm për skuadrën e tij, por ajo që po shfaq te Çelsi, është me të vërtetë mbresëlënëse dhe vë në dyshim nëse trajneri mori vendimin e duhur.

palmer

Palmer sot vendosi rekorde të njëpasnjëshme në futbollin anglez me fanellën e bluve. Në suksesin 6-0 ndaj Evertonit, ai tundi katër herë rrjetën dhe ia doli që të bëhej futbollisti i parë në historinë e Çelsit që shënonte 7 gola në 2 ndeshje radhazi në Premier Ligë në “Stamford Bridge”, pasi i kishte shënuar tre gola edhe Mançester Junajtid vetëm 11 ditë më parë.

Për më tepër, Palmer u bë lojtari i parë në historinë e këtij klubi që shënonte në 7 ndeshje radhazi në fushën e vet në kampionatin anglez. Gjithçka, teksa bëhej lojtari i katërt më i ri i epokës së Premier Ligës që shënonte katër gola në një ndeshje, i lënë pas vetëm nga Majkëll Ouen, Robi Fauler dhe Jukubu Ajegbeni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"