“Kemi patur raste për të barazuar ndeshjen”, Kamarata: Duhet të bëjmë sa më shumë pikë, duke filluar nga Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 16:35

“Kemi patur raste për të barazuar ndeshjen”, Kamarata: Duhet të bëjmë sa më shumë pikë, duke filluar nga Bylisi

Pas humbjes ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata në një prononcim pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” ka deklaruar se skuadra ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe tani mendjen e kanë tek e mërkura ndaj Bylisit:

bandicam 2021-02-13 16-28-58-462

“Unë dua t’i bëj komplimente skuadrës pasi kemi luajtur një ndeshje të mirë, pa fat pasi kemi patur rastet për të barazuar ndeshjen sidomos me ekipin e vendit të parë. Duhet të bëjmë sa më shumë pikë duke filluar që nga e mërkura pasi kemi dhe një ndeshje direkte me nje kundërshtar si Bylisi.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"