“Kemi energjitë e duhura”, flet kapiteni i Besëlidhjes: U marrim pikë kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 15:16

“Kemi energjitë e duhura”, flet kapiteni i Besëlidhjes: U marrim pikë kryesuesve

Besëlidhja paralajmëron surprizën kundër Bylisit. Patrik Fetaj beson se do ta nisin mbarë vitin, duke u dhënë “shkelmin” luhatjeve të shfaqura në fazën e parë.

Beselidhja-goli

Edhe pse vlerëson kryesuesit, kapiteni për “Panorama Sport” tha: “Pas një përgatitjeje rreth trejavore, të shtunën rinis kampionati. Luajmë në Ballsh dhe vështirësia dihet, por vend për frikë nuk ka. Pozicioni që kemi në tabelë nuk na lejon gabime, ndaj na duhet shumë kujdes gjatë këtij rrugëtimi. Ndonëse kemi bërë disa ndryshime me përforcimet e merkatos së janarit, të njëjtën gjë kanë bërë edhe të tjerët dhe kjo duhet të na shtojë vigjilencën”, shprehet Fetaj.

“Vërtet jemi nga fundi, por kemi energjitë e duhura për të nisur ngjitjen në tabelë. Do bëjmë çmos që t’i shkëpusim ndonjë pikë Bylisit, ndonëse duket gjë e pamundur. Në futboll arrihet gjithçka dhe puna gjithnjë shpërblehet” përfundon qendër-mbrojtësi.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"