KATEGORIA E PARË/ Nuk ka fitues në “Roza Haxhiu”, Lushnja dhe Flamurtari ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 14:34

KATEGORIA E PARË/ Nuk ka fitues në “Roza Haxhiu”, Lushnja dhe Flamurtari ndajnë pikët

Ka përfunduar në shifrat e barabarta pa gola 0-0 në stadiumin “Roza Haxhiu”, sfida mes Lushnjes dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë.

LU

Një ndeshje e vakët pa shumë raste shënimi u luajt në stadiumin e qytetit të Lushnjes, teksa të dyja skuadrat dalin nga fusha e blertë me një pikë.

Me këtë barazim, Lushnja ngjitet në vendin e tetë në kuotën e 5 pikëve, teksa për të tretën ndeshje radhazi nuk ka arritur të fitojë në kampionat.

Ndërsa për vlonjatët e Maselo Troisit, kjo ndalesë vjen pas dy fitoreve radhazi, respektivisht ndaj Turbinës dhe Besës, dhe kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 8 pikë të grumbulluara.

FT | LUSHNJA 0-0 FLAMURTARI

FORMACIONET ZYRTARE –

LUSHNJA – M. Kaloshi; Përvataj, Daci, Meta; Magani, Haxhiu, Andoni, Llaçja, Arapi; Alushi, Pepa. Trajner: Klodian Duro.

FLAMURTARI – Moçka; Disha, Qarri, Silue, Liçaj; Juri, Pjeshka, De Oliveira, Metani;, Fernando, Kamargo. Trajner: Marselo Troisi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Orlando Kuka (Tiranë)

Asistent i parë – Xhuljo Mani (Tiranë)

Asistent i dytë – Ilir Cani (Tiranë)

Arbitër i katërt – Albano Stolaj (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"