KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani fiton me tjetër goleadë, Pogradeci e ndjek hap pas hapi (REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 22:56

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ Elbasani fiton me tjetër goleadë, Pogradeci e ndjek hap pas hapi (REZULTATET)

Ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë kanë vazhduar duelin në distancë mes Elbasanit dhe Pogradecit që rivalizojnë për vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-dyte

 

Elbasanasit kanë fituar sot me një tjetër rezultat të thellë, duke mposhtur 5-1 Delvinën. Ndërsa Pogradeci që e ndjek me dy pikë diferencë, ka mundur 3-1 Butrintin, duke qenë përsëri në distancë të afërt me kreun.

REZULTATET 

AF ELBASANI 5-1 DELVINA (kompleksi “Shefqet Lamçja”)

POGRADECI 3-1 BUTRINTI

AF LUFTËTARI 3-0 MEMALIAJ 

DEVOLLI 2-3 MALIQI

TEPELENA 1-0 ALBPETROLI 

LABËRIA 2-0 SHKUMBINI

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"