Kategoria e Dytë, Grupi A/ Luzi shtanget në frymën e fundit, Iliria triumfon në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 16:22

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Luzi shtanget në frymën e fundit, Iliria triumfon në transfertë

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 12-të të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Iliria triumfoi në transfertë ndaj Internacionalit me rezultatin 1-3 në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra nga Fushë-Kruja.

Iliria

Ndërkohë Luzi i trajnerit Kërrnaja nuk shkoi më shumë se barazim 1-1 në shtëpi ndaj Bulqizës. Vendasit u surprizuan në frymën e fundit, ku skuadra bulqizake, arriti të barazonte edhe shifrat. Taku kaloi fillimisht në avantazh Luzin 2008 në minutën e 36-të, ndërkohë që Myrto në të 92-tën vendosi baraspeshën.

Për sa i përket sfidës tjetër mes Mirditës dhe Adës, ajo nuk u zhvilluar për shkak se skuadra mirditore ka marrë vendimin drastik për t’u tërhequr nga gara për shkak të problemeve financiare.

REZULTATET:

INTERNACIONAL TIRANA – ILIRIA 1-3

Dodaj 54′ / Xhymerti 48′, 85′, Sulejmani

LUZI 2008 – BULQIZA 1-1

Taku 36’/ Myrto 90+2′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"