Kolapsi financiar, klubi i Kategorisë së Dytë largohet nga gara: 5 ndeshjet e mbetura kushtonin… 1 milion lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 15:26

Kolapsi financiar, klubi i Kategorisë së Dytë largohet nga gara: 5 ndeshjet e mbetura kushtonin… 1 milion lekë

Klubi i Mirditës ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga Kategoria e Dytë. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi mirditor me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”, ku deklaron se për 5 ndeshjet e mbetura si ekip pritës i kushton rreth 1 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu klubi i Mirditës ka falenderuar për ato që kontribuan për ndërtimin e ekipit.

MIRDITA 1

POSTIMI I KLUBIT TË MIRDITËS –

“Kolapsi që ka përfshirë vëndin prej një viti bëri që ekipi ynë të japë dorëheqjen nga pjesëmarrja në kategorinë e dytë. Për arsye financiare ekipi nuk do marrë pjesë më në ndeshjet në vijim. Në kalendar kishim Adën e Velipojës ku ndeshja do zhvillohej në Shënkoll. 5 ndeshjet e mbetura si ekip pritës kushtonin diku tek 1 milionë lekë të vjetra. Të vjen keq më shumë për tifozët dhe njerzit që ndoqën ekipin që nga fillimi e deri më sot. Një falenderim për ata që kontribuan në ndërtimin e ekipit, dhe për ata që ishin në fushën e lojës. Të vjen shumë keq që ekipi të shkrihet në këtë moment. Shpresojmë që kohë të mira do të vijnë së shpejti dhe për këtë jemi të sigurtë, sepse ka njerëz që e duan vërtetë futbollin, dhe kontribuojnë me shpirt përveç anës financiare. Kontribuesin e kishim në dorë dhe nuk ditëm t’a mbanim! Dhe njëherë faleminderit për të gjithë ata që morën pjesë gjatë këtyre viteve nën stemën e KF Mirdita!”

mirdita

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"