Kastrioti ka vetëm një alternativë, kundër Luzit luan ndeshje me vlerë mbijetese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 12:37

Kastrioti ka vetëm një alternativë, kundër Luzit luan ndeshje me vlerë mbijetese

Pas humbjes në Ballsh, krutanët janë fokusuar te përgatitjet për duelin me Luzin, që do ta luajnë nesër në shtëpi. Disfata e fundit e ka futur sërish Kastriotin në qerthullin e rënies dhe jo më kot reaguan edhe drejtuesit e klubit.

kastrioti stervitje

Presidenca ka “ngrirë” rrogat e muajve prill dhe maj deri në një rikthim te rezultatet që do të mundësojnë mbijetesën. Drejtori ka kërkuar që ekipi ta mbyllë sezonin larg katër vendeve të poshtme. Trajneri Ndreu duket se ka reaguar duke ndëshkuar titullarët për mosimpenjim dhe paraqitje të dobët. Kjo u pa në Ballsh, ku ekipi e mbylli pjesën e parë me dy gola të pësuarve.

Në pjesën e dytë Ndreu la në stol portierin Malaj, Kodra, Çela dhe Kapllani pasi mbeti i zhgënjyer, për t’i zëvendësuar me lojtarët e stolit si, Kiri, Metani, Qyra dhe Marinaj, të cilët kanë justifikuar besimin e trajnerit. Ndeshja me Luzin merr vlerë të veçantë për krutanët, sepse fitorja i ngjit në kuotën e 30-të pikëve.

 

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"