Kastrioti i karikuar, Çela përgatit “kurthin” për Tiranën. Shikoni si priten të rreshtohen krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 10:30

Kastrioti i karikuar, Çela përgatit “kurthin” për Tiranën. Shikoni si priten të rreshtohen krutanët

Kastrioti do të kërkojë të mos dalë pa pikë në ndeshjen që do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” kundër Tiranës. Skuadra krutane i ka dhënë fund përgatitjeve, ndërsa është grumbulluar në resortin “Nord Park” në afërsi të Fushë-Krujës.

KASTRIOTI 3

Trajneri Emiljano Çela ka punuar shumë faktikisht në stërvitjen e fundit, duke përgatitur “kurthin” që do të rezervojë sot kundër Tiranës.

Pritet që ai të hedhë në fushë një formacion të kujdesshëm, në një kohë që ka dilema sa i përket rreshtimit në majën e sulmit dhe krahun e djathtë të mesfushës.

Krutanët janë të plotë, me përjashtim të sulmuesit të krahut, Silvio Zogaj, i cili po kryen fazën e riaftësimit pas operacionit në gju.

kastrioti

STATISTIKAT – Në fazën e parë në stadiumin e Kamzës, të besuarit e Çelës ndalën kampionët në fuqi në një barazim pa gola.

Kastrioti ka treguar se ka ditur të mposhtë Tiranën edhe atëherë kur kjo e fundit ka qenë në formën më të mirë.

Në fazën e tretë dhe të katërt të kampionatit të kaluar, Kastrioti fitoi dy herë, fillimisht me shifrat 2-1 në Kamzë, e më pas 0-1 në “Selman Stërmasi”.

Fakti që ndeshja sot luhet në një stadium modern si “Air Albania”, e karikon edhe më tepër Kastriotin, me lojtarët që do të synojnë të marrin maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"