Karriera, Maldini, Meka dhe kombëtarja, Mavraj i thotë të gjitha: Dikur, shqiptarët më urrenin (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 20:15

Karriera, Maldini, Meka dhe kombëtarja, Mavraj i thotë të gjitha: Dikur, shqiptarët më urrenin (E PLOTË)

Mërgim Mavraj është ndalur për të dhënë një intervistë në lidhje me karrierën e tij dhe shumë çështje të tjera.

Mavraj

Mbrojtësi i kombëtares sonë, i rikthyer te Grojter Furti, rrëfen konfliktet e vazhdueshme që ka patur në karrierën e tij si në klube, ashtu dhe me kombëtaren e Shqipërisë.
Për “Nordbayern”, 33-vjeçari shprehet se është kritikuar nga shqiptarët në kohën kur aktivizohej me Gjermaninë U21. Ai shton se në futboll “njerëzit të duan kur luan mirë dhe të urrejnë kur nuk luan ashtu si duhet”.

Më tej ai flet dhe idhullin e tij Paolo Maldinin dhe faktin se ka 3 vendlindje, Singelshtadin (Gjermani), Kosovën (vendi nga ka prejardhjen) dhe Mekën (vendi i lindjes së besimit islam, të cilin Mavraj e praktikon).

“Rikthimi te Grojter Furti: Nuk erdha këtu për të mbyllur karrierën time.

Mavraj

Koha kur luante për Gjermaninë U21 dhe përfaqësimi i Shqipërisë sot si kapiten i saj: Shqiptarët ishin tepër të inatosur me mua kur luaja për Gjermaninë. Duhej t’u jepja pasaportën shqiptare autoriteteve gjermane, por ata nuk pranuan. Por, kur luan mirë, çdo gjë tjetër është çështje anësore. Por, kjo më prek. Kur luan mirë, të duan të gjithë. Ata nuk e vënë re se dashuria është e kushtëzuar. Është një situatë ku të gjithë duan të përfitojnë, asgjë tjetër.

Mërgim-Mavraj-Germania-U21-1024x535
Idhulli i tij: Për mua, Paolo Maldi nuk është vetëm legjendë e Milanit,  por është një model për t’u marrë shembull për sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushe.

maldini-e1539461262641

Cila është vendlindja e Mavrajt: Kthimi në shtëpi kushtëzohet nga njerëzit. E vizitoj shpesh Selingshtadin, sepse aty kam  nënën dhe motrat e mia. Nuk e di kë të zgjedh si vendlindjen time: Selingshtadin, Kosovën apo Mekën për hir të besimit tim?

Eksperiencat e shumta në karrierë: Që nga largimi nga Këlni te Hamburgu, çdo klub që më merrte kishte nevojë për lider. Jam gjithmonë gati për gjëra ekstreme, jam gati sa herë që më thërrasin.

Lidhja e fortë me Mekën, ‘atdheun e Islamit’: Do të shkoja atje me qindra herë, sepse ende nuk e kam kuptuar rëndësinë e jetës. Të kuptuarit kërkon të paguash me çmim”, përfundon Mavraj.

mavraj

Megjithëse ai është zgjedhur kapiten i ekipit tonë kombëtar, presidenti Duka deklaroi në një intervistë se tani shiritin e kapitenit do t’ia besoj Elseid Hysajt. Këtë deklaratë, Mavraj e mirëpriti.

Prej disa ndeshjesh, ai nuk thirret më në kombëtaren e Shqipërisë, teksa trajneri Reja u ka besuar Gjimshitit, Ismajlit, Dermakut, ndërsa shanse të mëdha për të zënë vend në formacionin titullar ka dhe Marash Kumbulla i Veronës, i cili përflitet se do të jetë së shpejti lojtar i Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"