Kaosi me gjykimin, sot mbeledhje urgjente. Drejtuesit e FSHF-së thërrasin arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 8:39

Kaosi me gjykimin, sot mbeledhje urgjente. Drejtuesit e FSHF-së thërrasin arbitrat

Mbledhje urgjente sot në institucionin e futbollit shqiptar me arbitrat elitarë. Mjaftuan dy javët e para për të konfirmuar se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe gafat e arbitrave kanë ndikuar direkt në rezultatet e pjesës dërrmuese të takimeve. 

jorgji asistentet arbitrat

 

Java e 18-të, që përkoi edhe me rifillimin e kampionatit, nisi si mos më keq, por u mendua se pak ditë më pas, në ndeshjet e radhës, “zhurma” e madhe e krijuar për gjykimin do të zbehej. Mirëpo, ndodhi e kundërta. Gabimet vazhduan, madje me shumicë në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Kjo situatë gati kritike i ka detyruar drejtuesit e FSHF-së të thërrasin sot në një mbledhje urgjente 18 arbitrat kryesorë që gjykojnë në Superiore, si dhe gjashtë asistentë që mbajnë stemën e FIFA-s.

shahihui

Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00 në ambientet e FSHF, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia të marrë pjesë edhe vetë presidenti Armand Duka. Megjithatë, në rast se ky i fundit nuk do të jetë i pranishëm, e sigurt është që do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Ndërkohë, dje në një prononcim, vetë disenjatori Sokol Jareci, pasi pranoi gabimet, tregoi edhe paralajmërimin që u bëri Duka arbitrave dy javë më parë gjatë një seminari në Durrës. Ai u bëri të ditur se kush do të gabonte, atëherë do të kishte pasoja për vazhdimësinë në arbitrim. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë masash do të merren pas mbledhjes së sotme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"