Kampion i minutave, Përgjoni i kalon të gjithë te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 11:18

Kampion i minutave, Përgjoni i kalon të gjithë te Tirana

Tirana ka një lider të ri. Ai është Florjan Përgjoni. Lojtari është futbollisti që është aktivizuar më shumë te bardheblutë dhe është më produktivi në fushën e lojës. Ai ka grumbulluar 2190 minuta në 25 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. Në vendin e dytë Erjon Hoxhallari me 2061 në 24 ndeshje, plus edhe një gol. Më pas Abazaj me 2032 minuta në 27 ndeshje, shtatë gola dhe disa asiste.

PERGJONI

Deliu dhe Latifi plotësojnë pesëshen me 1904 minuta e 1728 minuta dhe respektivisht 2 dhe 6 gola. Të aktivizuar në kampionat janë 22 lojtarë. Tirana deri tani ka mbrojtjen më të keqe të dekadës. Bardheblutë janë ekipi i dytë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 42 gola. Një shifër alarmante.

Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit me 45 gola të shënuar në 27 javë. Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 42 gola të pësuar në 27 javë, një më pak sesa vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Për krahasim, Tirana ka pësuar më shumë gola sesa në sezonin më të keq të saj në dekadën e fundit. Plot 14 rrjeta më shumë ka pësuar ekipi bardheblu, krahasuar me vitin më të keq të saj 2018-2019.

Në katër sezone, Tirana ka pësuar sa gjysma e këtij kampionati ose bardheblutë kanë pësuar deri në javën e 27-të, sa dy kampionate së bashku. Me 42 gola të pësuar Tirana nuk ka mbyllur sezonin dhe ky është alarm. Një situatë që vazhdon të mos riparohet dhe është “thembra e Akilit” të bardhebluve. Në këtë moment që flasim, nënkampionët janë të pestët me 36 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"