Kampion bote në peshat e rënda, Tajson Furi: Ja 4 duelet e radhës, Uilderin do ta shkatërroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 10:19

Kampion bote në peshat e rënda, Tajson Furi: Ja 4 duelet e radhës, Uilderin do ta shkatërroj

Tajson Furi, kampion bote në peshat e rënda në federatën “WBC” ka zbuluar planet e tij për sa u përket sfidave të radhës. Në një prononcim për BT Sport, gjiganti britanik është shprehur kështu:

icon_pa-39996282_1_5ef364cf1082b

“Kam në program katër duele dhe fillimisht do të shkatërroj Uilderin. Më pas do të luftoj përsëri në dhjetor për shkak se është muaj pasiv, por nuk mendoj se në këtë muaj do të ndeshem me Xhoshuan.

Do të përballem kundër Dilian Uajtit në Britani për herë të parë në një stadium në dhjetor, por do ta përfundoj shpejt këtë duel, pasi do të jetë gjithçka e lehtë. Pastaj do të ndeshem me Xhoshuan në mars, ndoshta në Arabinë Saudite. Ndërsa me të di të ketë edhe një ndeshje revanshi, të cilën mund ta bëjmë në Uembli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"