“Kam punuar me një lojtar shqiptar”, ja kush janë tre futbollistët kuqezi që përmendi Silvinjo në konferencën e prezantimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 23:00

“Kam punuar me një lojtar shqiptar”, ja kush janë tre futbollistët kuqezi që përmendi Silvinjo në konferencën e prezantimit

Silvinjo u prezantua sot si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, duke firmosur një kontratë 18-mujore me objektiv kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024”.

silvinjo

Gjatë konferencës për shtyp, braziliani përmendi dhe tre lojtarë kuqezi, me të cilët është gati të punojë sërish.

“Kam punuar me Rei Manajn kur ka qenë pjesë e Interit. Por e njihja shumë mirë Kombëtaren shqiptare. Kemi futbollist të rinj. Në këtë pjesë kemi shumë punë për të bërë. Doja të përmendja dy futbollistët që janë dëmtuar (Armando Broja dhe Keidi Bare) dhe i urojë që të kthehen sa më shpejtë”, u shpreh Silvinjo.

LEXO EDHE: “Objektivi është Europiani”, Silvinjo prezantohet si trajneri i ri i Shqipërisë: Kritika do të ketë, ne do të luftojmë (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"