Kalendari/ Lojërat Mesdhetare “ORAN 2022”! Sot, në gara sërish me mundjen dhe boksin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 9:12

Kalendari/ Lojërat Mesdhetare “ORAN 2022”! Sot, në gara sërish me mundjen dhe boksin

Shqipëria sot do të ketë ditën e dytë të garave në “Oran 2022”, teksa vjen me pritshmëri të larta nga sporti i mundjes, këtë herë në stilin e lirë. Kuqezinjtë e mundjes do të kenë një përballje të dyfishtë me Turqinë.

Delegacioni kuqezi në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022

Fillimisht në orën 10:40 Islam Dudaev do të ndeshet me Samet Ak për peshat 74 kg.

Ndërsa në orën 11:10, Zelimkhan Abakarov do të sfidojë një tjetër turk, Munir Recap Aktas, duel i vlefshëm për peshat 64 kg.

Gjithashtu, do të duelojë edhe Osman Hajdari në peshën 86 kg, kundër spanjollit Damian Iglesias Vilela. Sot në ring do të ngjiten edhe boksierët, teksa Nelson Hysa sfidon italianin Vincenzo Fiascheti në orën 17:47, ndërsa Ardit Murja përballet në orën 19:00 me marokenin Abdellatif Zouhari.

Gjimnastika artistike do të ketë kualifikueset në kalin me doreza në porën 16:30, aty u Shqipëria përfaqësohet nga Matvei Petrov, ndërsa gjatë paradites do të luhen edhe raundet e para të sfidave individuale të tenisit.

oran 2022

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"