Kaka: Ju tregoj Paketën dhe derbin… argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 22:48

Kaka: Ju tregoj Paketën dhe derbin… argjentinas

Në javën e derbit, një legjendë kuqezi si Rikardo Kaka, që ndeshje ndërqytetëse ka luajtur dhe fituar shumë, ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit të Milanit. Braziliani ka analizuar ndeshjen me Interin, të ardhmen e tij dhe atë të patriotit Paketa, që do të jetë afrimi i parë për vitin 2019.

kaka leonardo maldini

Derbi në të kaluarën – Golin e tij të parë si kuqezi e ka shënuar pikërisht ndaj Interit. Duke folur për televizionin e klubit mbi takimin e së dielës, braziliani ka deklaruar: “Flasim për një ndeshje të veçantë dhe atmosferë unike. Për mua më të veçanta ngelen ato të Ligës së Kampioneve. Kam qenë shumë me fat që e kam luajtur sfidën me fanellën e Milanit, aq më tepër sepse edhe golin e parë si kuqezi e kam shënuar në derbi. Domethënia e kësaj përballjeje është e madhe dhe trajneri nuk ka nevojë të motivojë lojtarët. Në valle është supremacia e qytetit, e cila është një stimul më vete për futbollistët dhe tifozërinë”.

Sfida e së dielës – Për Rikardon nuk ka favoritë në ndeshjet derbit, megjithatë ai u mundua të gjejë njeriun e ndeshjes. “Do të jetë një sfidë mes dy ekipesh që nuk duan të humbin, por edhe mes dy bomberash. Ikardi dhe Higuain janë lojtarë që mund të vendosnin ndeshjen në çdo moment”.

E ardhmja – Kaka shpreson të ketë po aq sukses në derbin e tij të parë si drejtues, megjithëse jo zyrtarisht, i Milanit. Lidhur me profesionin e tij të ardhshëm, 36-vjeçari deklaroi: “Kam folur me Leonardon dhe Maldinin e mund të them që në javët e fundit jam afruar shumë me klubin, edhe sepse dy drejtuesit i kam miq. Në këtë moment dua t’u qëndroj pranë fëmijëve të mi, Lukas dhe Izabela, që janë 10 dhe 7 vjeç. Njëkohësisht po ndjek edhe një kurs menaxhimi sportiv dhe Argjentinasi Ezekiel Palsios është mbrojtësi i River Plejtit, të cilin e ndjekin shumë klube të mëdha, mes së cilave Interi dhe Milani. Atletiko ka ofruar 15 milionë euro për lojtarin, por dëshira për një transferim në Itali mban peng akordin mes palëve. Në javën e derbit nuk mund të mungonte edhe ai i merkatos për Sualiho Mejte. Mesfushori po shkëlqen te Torino dhe thuhet sa monitorohet gjithashtu nga dy klubet e Milanos. Derbi merkatoje shpresoj që një ditë të më jepet mundësia për të punuar te Milani. Roli do të ishte ai i drejtorit sportiv, por aktualisht ka vetëm disa kontakte dhe biseda sepse për një detyrë të posaçme nuk kam folur me askënd”.

Paketa – Blerja e fundit e Milanit, Lukas Paketa, ishte një tjetër temë e intervistës së Kakasë, i cili për patriotin e tij tha: “Është një lojtar, të cilin e pret një e ardhme e ndritur sepse ka shumë perspektivë. Jo më kot e kanë grumbulluar edhe në kombëtare. Personalisht, krahasimet nuk më kanë pëlqyer kurrë, por kam parë se gjatë këtyre ditëve e kanë krahasuar me mua, Paton, Ronaldinjon, madje edhe Kafunë, të gjithë lojtarë që kanë shkruar historinë me Milanin. Kam besim se do të behët një lojtar i madh, por ta lemë të qetë”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"