Ka shpresë në Kuçovë, Naftëtari me sytë nga sponsori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 18:09

Ka shpresë në Kuçovë, Naftëtari me sytë nga sponsori

Skuadra e Naftëtarit mbështetet nga institucioni i bashkisë që ka përkrahur vazhdimisht futbollin e qytetit gjatë sezoneve të fundit. Kujtojmë se me mbështetjen e fuqishme të bashkisë skuadra finalizoi me sukses gjatë sezonit të kaluar rikthimin e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Naftetari

Një rikthim që pa dyshim u përcoll me entuziazëm në qytetin naftëtar, teksa pritet me interes debutimi pas një mungese dyvjeçare. Për të ardhmen, shpresohet jo pak në afrimin e donatorëve të fuqishëm pranë skuadrës.

Sipas drejtuesve të klubit kuçovar, gjatë javës së ardhshme pritet të afrohet një sponsor i fuqishëm, i cili në bashkëpunim të plotë me bashkinë mund të ndihmojë jo pak në krijimin e një ekipi të fortë dhe konkurrues. Shpresohet që marrëveshja të finalizohet me sukses në ditët e fundit të muajit gusht.

Arben Çepani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"