Ka gjithmonë një herë të parë/ Zhoze Murinjo nuk është më… i pagabueshëm 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 0:16

Ka gjithmonë një herë të parë/ Zhoze Murinjo nuk është më… i pagabueshëm 

Zhoze Murinjo, trajneri i Romës, ka fituar deri tani 5 trofe të rëndësishëm europianë: Kupën UEFA në 2003-shin dhe Ligën e Kampioneve në 2004- ën me Porton, në 2010-ën Champions-in me Interin, në 2017-ën Ligë e Europës me Mançester Junajtidin dhe në 2022 Ligën e Konferencës me Romën.

MURINJO

Nëse do të triumfonte edhe sot, ai do të shndërrohej në trajnerin më fitues të kompeticione UEFA, duke parakaluar në renditje italianin Xhovani Trapatoni (5 suksese), por fati nuk qe me Murinjon.  

“Special One” nuk është më i pagabueshëm. Në 5 finalet e të kontinentit të vjetër që ai kishte drejtuar nuk kishte humbur asnjë, teksa kjo e mbrëmjes së sotme në Hungari ndaj Seviljas rezultoi fatale, duke sjellë humbjen e parë për Murinjon, një humbje që do ta mbajë mend gjatë, për nga mënyra si erdhi.  Në fund festa ishte për ekspertët e Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"