“Ka diçka më të rëndësishme se futbolli”, rrëfehet Hyka: Ju tregoj me kë po i kaloj ditët e karantinimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 16:59

“Ka diçka më të rëndësishme se futbolli”, rrëfehet Hyka: Ju tregoj me kë po i kaloj ditët e karantinimit

Jahmir Hyka nga merkato e dimrit luan për skuadrën e Nes Ziona në Izrael, ku po tregon një formë shumë të mirë.hYKA

Tashmë që futbolli është pezulluar, mesfushori si shumë të tjerë është i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të Koronavirusit.

Lojtari ka dhënë një intervistë për “Fan Zone”, ku ka treguar se ka probleme me gatimin në këto kohë dhe thotë se ka fatin që të jetë më një lojtar shqiptar si Sabien Lilaj në këto ditë të vështira. “U bënë dy javë që është ndaluar kampionati. Ishim duke kaluar një moment të mirë, por kështu e ka kjo punë, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

Këto kohë po i kaloj me Sabien Lilajn, teksa kam fatin ta kem pranë një lojtar shqiptar. Izrael apo Kalifornia? Sigurisht që Kalifornia, nuk ka asnjë dyshim për këtë.Hyka

Nuk e dimë se kur do të fillojmë kampionatin, na kanë dhënë një program për stërvitje. Nëse fillon kampionati duhet të jemi në formë dhe vazhdoj stërvitjen në shtëpi. Me gatimin jam shumë dobët, shumicën e kohës ha në restorante.”, u shpreh Hyka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"