Juventusi pret modestët nga Izraeli, në arbitrim do të jetë dhe një kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 16:28

Juventusi pret modestët nga Izraeli, në arbitrim do të jetë dhe një kosovar

Pas fitores kundër Bolonjës, Juventusi është gati që të rihapë shanset e tij për kualifikim edhe në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e së mërkurës kundër Makabi Haifas.

bekim zogaj

Ndaj formacionit izraelit do të gjykojë një treshe zvicerane, me Sandro Shaferin kryesor, ndërsa anësorë do të jenë De Almeida dhe kosovari me pasaportë helvete, Bekim Zogaj.

Arbitër i katërt do të jetë gjithashtu zvicerani Alan Bieri, ndërsa VAR-i do të jetë përgjegjësi e gjermanëve Fritc dhe San.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"