VIDEO/ “Juventusi është fe në Shqipëri dhe ti je si Papa”, Rama elozhe Bufonit, portieri: Kam pasur një kuzhinier shqiptar që …

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 23:00

Bota FB LAJMI KRYESOR Të fundit Video

VIDEO/ “Juventusi është fe në Shqipëri dhe ti je si Papa”, Rama elozhe Bufonit, portieri: Kam pasur një kuzhinier shqiptar që …

Kryeministri Edi Rama, shquhet për batuatat e tij të shumta. I pranishëm ditën e sotme në takimin që dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit në Shqipëri, patën me idhujt e tyre, Kristiano Ronaldo dhe Bufon, Rama nuk ka nguruar të bashkëbisedojë me këtë portierin legjendar të bardhezinjve, teksa i ka bërë me dije se është një Juventin i vjetër.

bandicam 2019-12-06 21-10-53-816

BASHKËBISEDIMI MES RAMËS DHE BUFONIT:

EDI RAMA: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.

BUFON: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiani (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.

EDI RAMA: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa.

Rama-Bufon on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com