Juventusi e nis kampionatin me polemika, dyshime për penallti në favor të Sampdorias. Ja moviola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 12:21

Juventusi e nis kampionatin me polemika, dyshime për penallti në favor të Sampdorias. Ja moviola

Me rezultatin që ishte 1-0 në favor të Juves, në minutën e 44-t, Sampdoria protestoi për një penallti. Në një karambolim të topit nga Bonacoli, në anën e majtë të zonës bardhezi, topi prek krahun e Bonuçit, i cili ishte më pak se një metër larg kundërshtarit.

PREKJA E BUNICIT ME DORE

Arbitri Piçinini, pas një konsultimi të shkurtër me VAR-in, vendosi që të mos dënojë këtë rast me 11-metërsh, duke menduar për një prekje të pavullnetshme, si rrjedhojë e distancës shumë të afërt, ndonëse dyshimet për këtë rast gjithsesi mbeten.

Fundja, prekjet e topit me dorë në zonë vazhdojnë të jenë një kaos më vete, ndonëse rregullorja vazhdon që të ndryshojë shpesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"