Jonuz piketon 11-shen, Vllazni mikse ndaj Burrelit. Titullarët ruhen për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 12:32

Jonuz piketon 11-shen, Vllazni mikse ndaj Burrelit. Titullarët ruhen për Kukësin

Vllaznia është gati për Burrelin. Pasi fituan minimalisht në transfertë, shkodranët do të luajnë sot në orën 14:00 në “Loro Boriçi” aktin e dytë të turit të parë.

vllaznia tifozet

Kuqeblutë nuk e degustojnë kualifikimin dhe kjo kuptohet edhe prej formacionit që po mendon të hedhë në fushë Mirsad Jonuz. Ashtu si edhe para dy javësh, sot do të luajë një 11-she “miks”. Disa nga lojtarët që kanë pasur pak minuta në këtë sezon edhe po ashtu edhe ato të cilët nuk janë aktivizuar fare, do të dominojnë. Ndryshimet prekin që të gjitha repartet, duke filluar nga porta e për të kaluar në sulm.

Ted Laços do i besohet katërkëndori, por mund të ketë hapësirë edhe për të riun Qarri. Në mbrojtje do rreshtohet nga e djathta në të majtë katërshja: Ruqi-Ristevski-KojokaruLekaj. Në mesin e fushës janë në gatishmëri Repaj, Bardulla dhe Emerson. Ndërsa në krahët e sulmit do luajnë Zogaj e Pusi, që do të mbështesin në majë brazilianin Uenderson. Në këtë duel mund të ketë edhe pak minuta edhe për ugandezin e ardhur një javë më parë, mbrojtësin e majtë Godfrej. Por me shumë gjasa në këtë takim tekniku mund t’u japë mundësi edhe lojtarëve të tjerë që kanë pasur shumë pak minuta në këtë periudhë.

STËRVITJA – Skuadra ka vendosur “piketat” për ndeshjen me Burrelin, e megjithatë vëmendja ka qenë e fokusuar te kampionati. Këtë fundjavë do të masin forcat me Kukësin, transfertë prej së cilës duan me çdo kusht pikë. Duket se Vllaznia e sheh veten të kualifikuar, derisa sot në orën 11:00 ka menduar që ta zbresë pjesën tjetër të lojtarëve në fushë për të vijuar përgatitjet. Trajneri kërkon që të vijojë punën me formacionin e parë.

BILETAT – Klubi publikon edhe çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia-Burreli. Për tribunën VIP ajo vlen 500 lekë (të rinj), për A-në dhe B-në 300, ndërsa D-ja vetëm 200.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"