Jo vetëm Milani, Granit Xhaka kërkohet edhe nga një skuadër në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 19:53

Jo vetëm Milani, Granit Xhaka kërkohet edhe nga një skuadër në Premier Ligë

Granit Xhaka me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali në merkaton e janarit, pas problemeve që ka pasur kohët e fundit.granit-xhaka-switzerland-serbia-world-cup-2018_11tgv0zwq4kg3136x64qn1r6dd

Prej kohësh qarkullojnë lajme se e ardhmja e mesfushorit mund të jetë te Milani, për shkak të interesit që kanë shfaqur këta të fundit. Lojtari pëlqehet shumë nga italianët, të cilët do të provojnë ta transferojnë në ekip në merkaton e ardhshme.

Megjithatë ekipi nga Milano, nuk është skuadra e vetme që interesohet për futbollistin. Sipas mediave britanike, në gjurmët e Xhakës është edhe një ekip tjetër nga Premier Liga. Granit Xhaka

Njukastëlli e pëlqen shumë futbollistin, dhe dëshiron ta ketë në ekip, por në ndryshe nga Milani, ekipi anglez e dëshiron 27-vjeçarin në formën e huazimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"