“Ja pse nuk është Hysaj kapiten”, Zabaleta flet para Çeki-Shqipëri: Duam të fitojmë çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 20:25

“Ja pse nuk është Hysaj kapiten”, Zabaleta flet para Çeki-Shqipëri: Duam të fitojmë çdo ndeshje

Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, ka shpjeguar para ndeshjes Çeki-Shqipëri zgjedhjet që ka bërë trajneri Silvinjo për këtë sfidë.

bandicam 2023-09-07 20-15-20-454

“Shiriti? Hysaj ishte më parë kapiten, Gjimshiti është sonte. Ne besojmë se në këtë ekip kemi 4-5 lojtarë që janë lider të vërtetë, kanë eksperiencë se janë prej kohësh në kombëtare. Është e mirë për ne që kemi 3-4 lojtarë të tillë dhe bëjmë rotacion për çdo ndeshje.

Ne shkojmë për fitore në çdo ndeshje, në shtëpi apo jashtë saj. Kemi lojtarë të mirë, të talentuar, duam të luajmë futboll të mirë. Në ekipin tonë luajnë shumë lojtarë ofensivë si Bajrami apo Asani, se kanë cilësi për të kërkuar gjithçka në këtë ndeshje.

Forca kryesore e Çekisë është që janë direktë, luajnë pas linjave, kanë lojtarë të fortë në goditjet standarte, janë të shpejtë në tranzicion. Duhet të shmangim gabimet mbrapa, Minutat e parë do të jenë shumë të rëndësishëm se janë të mirë në mënyrën se si nisin ndeshjet”, tha Zabaleta për “SuperSport” para sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"