Ismajli drejt Serisë A, Edi Reja zbulon 2 skuadrat italiane që e duan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:12

Ismajli drejt Serisë A, Edi Reja zbulon 2 skuadrat italiane që e duan

Futbollistët e Kombëtares, po kalojnë një moment mjaft të mirë në karrierën e tyre, teksa janë shndërruar në protagonistë absolutë te skuadrat e tyre.

edi reja

Kryesisht reparti difensiv, me lojtarë që luajnë në skuadra të rëndësishme të Serisë A. Duke filluar nga Strakosha, për të vazhduar te Gjimshiti, Hysaj, Kumbulla dhe Ismajli. Ky i fundit që aktivizohet te skuadra e Hajduk Splitet, pritet të bëjë hapim e madh në karrierë.

Për Ismajlin interesohen 2 skuadra italiane, bëhet fjalë për Beneventon, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë A si dhe Leçen, që është duke luftuar për të siguruar mbijetesën. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Edi Reja, i cili në një prononcim për “Corriere dello Sport”, veç të tjerash është shprehur:

“Kumbulla është i përshtatshëm për mbrojtjen e tre personave. Jo vetëm që mund të mbrojë, por ai del dhe luan topin. E ardhmja e Shqipërisë mund të jetë e sigurt, unë kam Gjimshitin nga Atalanta, po shikoj dy ose tre lojtarë të tjerë të mundshëm. Është edhe Ismajli nga Hajduk Split, Benevento dhe Leçe po e kërkojnë. Me Kumbullën prapa ne jemi në vendin e duhur, kemi edhe Strakoshën në portë, të gjithë janë të rinj. Të tre qendrat janë aty, unë duhet të plotësoj pjesën tjetër të organikës”, ka thënë Edi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"