Isli Hidi: Nisja e mirë futi euforinë te Teuta, Tirana ime shumë herë më e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 22:31

Isli Hidi: Nisja e mirë futi euforinë te Teuta, Tirana ime shumë herë më e fortë

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, portieri i Teutës, veterani Isli Hidi, flet për këtë fazë të parë me durrsakët, por edhe për ish-ekipin e tij para shumë viteve, Tiranën, në një periudhë aspak të mirë.

isli hidi

TIRANA – “Me aq sa mbaj mend unë, në vitet kur luaja unë, niveli dhe ekipi kanë qenë shumë herë më të fortë se kjo Tiranë. Nuk më vjen mirë për ecurinë e këtij klubi me kaq histori. Mema e ka të vështirë të arrijë objektivat që klubi ka pasur në fillim të sezonit.

TEUTA – “Në këtë fazë të parë ka lënë për të dëshiruar finalizimi, dhe me këtë jemi marrë shumë. Ekipi po rritet, pasi edhe po shënojmë, por kemi ende punë. Në javët e para patëm një farë euforie, edhe pse e meritonim atë që treguam në fushë. Kjo situatë ndoshta na vuri pak në gjumë.

EKIPET E TJERA – “Partizani ka një ekip të ri dhe me shpirt gare, kanë krijuar shumë besim në vetvete. Ndeshjen e fundit, Laçi ishte ekipi për tu mundur. Morëm një rezultat pozitiv, dhe na shërbeu sepse ka raste që edhe ekipet me 10 lojtarë, luajnë fort, motivohen dhe arrijnë të fitojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"