Ishte pjesë e Federatës Italiane të Futbollit, flet Kostakurta: Ja pse e zgjodha Mançinin për kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 9:20

Ishte pjesë e Federatës Italiane të Futbollit, flet Kostakurta: Ja pse e zgjodha Mançinin për kombëtaren

Nga një kafe e thjeshtë në Romë, Roberto Mançini u bë jo vetëm trajneri i kombëtares, por dërgoi Italinë edhe në çatinë e Europës pas 53 vitesh. Nëse sot i gjithë populli italian feston, me sa duket përveç “Manços” dhe djemve të tij, ai duhet t’i thotë faleminderit edhe Alesandro Kostakurtës, i cili deri 3 vite më parë ishte pjesë e komisariatit teknik në Federatën Italiane të Futbollit.

KOSTAKURTA MANCINI

“Kur ai erdhi të luante një herë në Romë, në periudhën që stërviste Zenitin, shkova ta takoja Roberton dhe të pija një kafe me të. Në bisedë e sipër u mahnita nga fakti që ai njihte me detaje se cilët do të ishin talentet që do të shpërthenin në 10 vitet e ardhshme, duke qenë se njihte këdo në kombëtaret tona U-20 dhe U-19.

Duke e njohur edhe natyrën e tij shumë kërkuese, por edhe eksperiencën ndërkombëtare të akumuluar, isha unë që ia propozova vendin e trajnerit të Italisë, pasi isha i bindur që duke pasur edhe pak fat do të na çonte lart, siç ndodhi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"