Ishte një nga lojtarët më të mirë te Vllaznia sezonin e fundit, sulmuesin shkodran e kërkojnë në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 12:16

Ishte një nga lojtarët më të mirë te Vllaznia sezonin e fundit, sulmuesin shkodran e kërkojnë në Turqi

Menemespor nuk u ndahet shqiptarëve. Pas Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, turqit janë vënë në kërkim të lojtarëve të tjerë nga Kategoria Superiore.

silvio zogaj

Në listën e tyre është edhe Silvio Zogaj, që sezonin e fundit e mbylli te Vllaznia. Sulmuesi është vënë në monitorim dhe në vazhdim do të ketë zhvillime për të ardhmen e tij.

23-vjeçari e mbylli kampionatin e fundit me 2 gola pas 1426 minutash që ka marrë në 25 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"