Ishte nën efektin e alkoolit, Elvis Kabashi aksidenton tre persona me makinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 18:03

Ishte nën efektin e alkoolit, Elvis Kabashi aksidenton tre persona me makinë

Me siguri ju kujtohet Elvis Kabashi, futbollisti që pretendonte si ishte shumë i mirë për të luajtur për Shqipërinë dhe se Italia do t’i kishte dyert e hapura për të. Që pasi mohoi fanellën kuqezi, mesfushori jo vetëm që nuk mori asnjëherë një thirrje nga të kaltrit, por karriera e tij morri një rrugë aspak pozitive.

Kabashi_771765

Me 1 korrik, atij i përfundoi edhe kontrata afatgjatë që kishte lidhur 5 vite më parë me Juventusin, duke mbetur tashmë pa ekip. Por ky është problemi më i vogël me të cilin po përballet aktualisht lojtari i cili po përballet me drejtësinë italiane.

Kabashi

Rreth orës 01.30 të mbrëmjes së djeshme, Kabashi ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik në Forte Dei Marmi, në të cilin janë përfshirë dy makina dhe një motor. Sipas mediave italiane, një makinë Mercedes që drejtohej nga Kabashi, ka goditur një makinë Fiat duke nisur dinamikën e përplasjes. Pas kontrollit të policisë, Kabashi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit dhe si masë parandaluese i është hequr patenta ndërsa hetohet ngjarja nga e cila kanë mbetur të plagosur tre persona.

aksident kabashi

Mes tyre, më rëndë është një 33-vjeçare nga Breshia, e cila është në gjendje të rëndë, e shtruar në reanimacionin e Versiljas.  Një 41-vjeçar dhe një vajzë tjetër kanë pësuar dëme më të lehta.

Policia bashkiake ka bërë të ditur paraprakisht se makina e Kabashit, pasi ka goditur Fiat-in që drejtohej nga një turist arab, ka kaluar në korsinë tjetër duke përplasur motorin që po i vinte përballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"