Ish-trajneri i Interit: Ronaldo është i mirë, por “fenomeni” ka qenë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 16:22

Ish-trajneri i Interit: Ronaldo është i mirë, por “fenomeni” ka qenë…

Ish-trajneri i Interit, Xhixhi Simoni, beson se Ronaldo ka qenë shumë i kompletuar se Kristiano Ronaldo i Juventusit. Ish- sulmuesi legjendar brazilian i ka shënuar 34 gola në 47 paraqitje me Interin nën menaxhimin e Simonit, dhe trajneri ka thënë se ai është më i mirë se portugezi.

gigisimoni-1024-681

“Ronaldo im ka qenë më i kompletuar, më i paparashikueshëm. Ata janë dy lojtarë të ndryshe. Kristiano është një lojtar i mirë, mirëpo Fenomeni ka qenë diçka tjetër”. – ka thënë Simoni

Kristiano Ronaldo u transferua në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës për 112 milionë euro. Gjatë kohës së tij në Real Madrid, ai kishte arritur t’i shënojë 450 gola në 438 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"