Ish-trajneri De Bur: Te Interi është një katastrofë, një klan prej 8 lojtarësh kontrollon ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 15:03

Ish-trajneri De Bur: Te Interi është një katastrofë, një klan prej 8 lojtarësh kontrollon ekipin

Ish-trajneri i Interit, Frank De Bur, është rikthyer të flasë mbi eksperiencën e tij në stolin zikaltër për mikrofonin e kanalit holandez “Ziggo Sport”.

de bur

“Në Itali nuk pata probleme vetëm të gjuhës por edhe për të transmetuar mesazhet dhe idetë e mia te lojtarët. Mënyra jonë (holandeze) e të menduarit është e ngjashme me atë angleze, ndërsa te Interi duhet ti bëje gjërat bazuar në ndjenja. Një klan prej shtatë-tetë lojtarësh formohet dhe kontrollojnë pjesën tjetër”, tha holandezi.

“Ishte një katastrofë dhe lojtarët bënin çfarë të donin. Nuk kam parë si ata më parë. Edhe lojtarët e akademisë së Ajaksit do të bënin më mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"