Ish-kapiteni Balak shpërthen në kritika: Turp se si Lëv nuk u shkarkua nga Gjermania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 21:46

Ish-kapiteni Balak shpërthen në kritika: Turp se si Lëv nuk u shkarkua nga Gjermania

I sh-lojtari i kombëtares gjermane, Mikael Bal ak, ka qenë i surprizuar se si trajneri Joakim Lëv arriti të mbante punën e tij, duke parë dështimin e skuadrën kombëtare në Kupën e Botës. Federata Gjermane e Futbollit vendosi të vazhdojë punën me trajnerin që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014. “Jam i befasuar, si shumë të tjerë, sesi Lëv arriti të mbante punën e tij”, tha Balak për “Deutsche Velle”.

balak

“Ai punoi për një kohë të gjatë dhe nëse gjërat nuk funksionojnë, atëherë është më mirë ta thuash”. Balak ndien se do të ishte më mirë që “DFB” të kishte bërë një reformë të gjerë në stafin e skuadrës pas Kampionatit Botëror në Rusi. “Kupa e Botës ishte një zhgënjim i madh, ndaj nuk shoh arsye përse kjo nuk duhej bërë. Situata duhet të ishte analizuar dhe jo të thoshin që do ta bëjmë këtë, ndërkohë kishin vendosur për qëndrimin e trajnerit. Kjo nuk është një analizë e vërtetë. Ky vendim nuk duhet të merret nga një person i vetëm, por nga një strukturë më e gjerë”. Më pas, Balak shprehet se perfomanca e lojtarëve në fushën e lojës ishte një tjetër arsye që çoi në eliminimin e parakohshëm të “Pancerave”. “Ato që thashë më parë nuk kanë të bëjnë më përfomancën e skuadrës në fushën e lojës. Lojtarët shpeshherë e përdorin këtë si justifikim, gjë që nuk ka lidhje.

ÇËSHTJA OZIL

Ndërsa në lidhje me Mesut Ozil, ishte gabimi i drejtuesve, të cilët nuk e trajtuan çështjen me kujdes në kohën kur ndodhi. Askujt nuk i duhet një situatë e tillë përpara Kupës së Botës”, tha ish-lojtari. Trajneri dhe presidenti i federatës mund ta kishin shmangur atë që ndodhi më pas”. Kujtojmë që Mesut Ozil dha dorëheqjen në muajin korrik nga kombëtarja gjermane, pasi akuzoi drejtuesit e federatës për sjellje raciste ndaj tij. Balak në atë kohë ishte pro lojtarit, i cili u kryqëzua për foton e bërë me presidentin turk Taip Erdogan, gjatë një vizite të tij në Londër në majin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"