“Interi s’e feston titullin në derbi”, kapiteni Kalabria: Milani jeta ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 22:38

“Interi s’e feston titullin në derbi”, kapiteni Kalabria: Milani jeta ime

Ky është sezoni i dhjetë i Davide Kalabrias me Milanin. Në moshën 27-vjeçare ai është kapiten i skuadrës për të cilën bën tifo që fëmijë, teksa në sezonin aktual ka zbritur në fushë 35 herë, edhe pse jo në të gjitha si titullar. I mungon ende goli pas katër asisteve, por mbrojtësi i jep përparësi objektivave të klubit.

kalabria 3

Të paktën kjo është ajo që duket në ekstraktin e shkëputur nga intervista ekskluzive që do të publikohet sot. “Milani për mua është gjithçka. Ka qenë jeta ime deri tani. Jam rritur me një familje që mbështet Milanin, kam shkuar në stadium edhe para se të vishja këtë fanellë që për mua është si një lëkurë e dytë” ka deklaruara Davide Kalabria.

Ai është pyetur edhe për Interin që mund të festojë titullin në derbi. “Është ende herët për të folur për yllin e dytë të Interit në derbi, ka ndeshje para kësaj, por duam t’i fitojmë të gjitha, kështu që nuk do të ndodhë”, deklaroi përfundoi kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"