Interesimi i vakët në Korçë, ja sa tifozë ishin të pranishëm ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 9:48

Interesimi i vakët në Korçë, ja sa tifozë ishin të pranishëm ndaj Flamurtarit

Dënimi që ka marrë klubi me 10 vite nga UEFA ka krijuar një dëshpërim të madh në Korçë. Një ditë para ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari, klubi mendoi të kënaqte tifozët, duke e bërë hyrjen falas.

Skenderbeu-tifozet-470x313-470x313

Mirëpo, pamja që të ofronte dje stadiumi ishte zhgënjyese. Edhe pse pa bileta, në stadium nuk kishte as 2 mijë tifozë. Për të mos folur për miqtë nga Vlora, që nuk kishin udhëtuar fare për të mbështetur skuadrën.

Risia e vetme në shkallët e stadiumit ishte një banderolë e re e vendosur nga ultrasit. “Krenar për ju kampionë”, shkruhej në mbështetje të ekipit pas situatave më të fundit.

skenderbeu tifozet

Grupimi “Ujqërit e Dëborës” e bëri detyrën e vet, duke përkrahur fuqimisht ekipin për 90 minuta. Të pranishëm në tribunën C, ata nuk janë ndalur së kënduari, edhe pse në fund janë zhgënjyer nga rezultati.

Gjithsesi, për momentin ajo që i shqetëson të gjithë në Korçë është e ardhmja e klubit pas dënimit nga UEFA. Frika është e madhe, por ka edhe nga ata që besojnë te vendimi i KAS-it.

Skenderbeu - Flamurtari tifozet

Një moment i vështirë, me Skënderbeun që tani mendon edhe për ekzistencën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"