Ideja e Kasijas për rifillimin e sezonit, presidenti i federatës spanjolle sqaron gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 17:52

Ideja e Kasijas për rifillimin e sezonit, presidenti i federatës spanjolle sqaron gjithçka

Kandidati për postin e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Iker Kasijas ka propozuar që sezoni aktual të rifillojë brenda 3-4 muajsh dhe të përfundojë në dhjetor.

BUCHAREST, ROMANIA - NOVEMBER 30: Iker Casillas, Former Spain player looks on from the stage during the UEFA Euro 2020 Final Draw Ceremony at the Romexpo on November 30, 2019 in Bucharest, Romania. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Në qoftë se gjithçka është mirë, në 3-4 muaj le të luhen ndeshjet e mbetura, ndërsa finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Kombeve të luhen në dhjetor,” shkruante Kasijas në Twitter.

kasill

Mirëpo kjo ide do të sillte shtyrjen e sezonit të ri 2020/21 përtej majit, prandaj dhe presidenti aktual i Federatës Spanjolle, Javier Tebas e hodhi poshtë menjëherë duke thënë: “Datat e reja që do na lejojnë mbylljen e sezonit janë bërë të ditura. Shtyrja e përfundimit të sezonit aktual, nënkupton se mund të humbim sezonin tjetër. Çfarë do të ndodhte me kontratat televizive apo ato të lojtarëve?”

tebas

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"