Igli Tare: Kemi oferta mbi 70 milionë euro për lojtarin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 14:04

Igli Tare: Kemi oferta mbi 70 milionë euro për lojtarin tonë

Në një deklaratë për mediat italiane, drejtori i Lacios, shqiptari Igli Tare, u shpreh se në zyrat e klubit kryeqytetas kanë ardhur oferta edhe më të mëdha se 70 milionë euro, për yllin e skuadrës, Sergej Milinkoviç-Saviç.

lacio

“Milinkoviç vlen 70 milionë euro? Tek ne kanë ardhur oferta edhe më të mëdha se kaq. Për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai rinovoi 6 muaj më parë dhe shpresoj të qëndrojë akoma tek ne. Lacio funksionon si një ekip i tërë, dhe përveç tij kemi edhe lojtarë të tjerë që po bëjnë mirë, si Luis Alberto dhe Lukas Leiva. Po ashtu edhe Strakosha në portë po bën paraqitje të shkëlqyera” – përfundoi shqiptari Tare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"