“Ia dolëm”, Mërgjyshi nuk e fsheh buzëqeshjen pas fitores së Korabit: Tani të shohim përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2022 | 19:20

“Ia dolëm”, Mërgjyshi nuk e fsheh buzëqeshjen pas fitores së Korabit: Tani të shohim përpara

Artan Mërgjyshi i quan të çmuara këto pikë. Ia dolën përballë një ekipi pretendent dhe jo vetëm që dogjën rivalët për vendin e tretë, por tashmë kanë shanse edhe për të dytin. Kur kanë mbetur 7 ndeshje, janë vetëm 4 pikë larg Erzenit.

MERGJYSHI

Gjatë deklaratës së dhënë direkt pas ndeshjes, trajneri thekson se arritën qëllimin dhe tashmë do të shohin përpara për të realizuar misionin madhor.

“E kishim vlerësuar në maksimum këtë ndeshje, pasi në fund të fundit përballë kishim një ekip pretendent. Luajta me formacionin më të mirë, pasi e donim me çdo kusht një fitore. Ia arritëm qëllimit dhe ky trepikësh është më shumë se i çmuar, pasi na jep mundësi që të ruajmë vendin e tretë. Tani do të shohim përpara”, tha tekniku i dibranëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"