I morën fanellën me numrin 9, Depai bën valixhet për te Juvja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 18:15

I morën fanellën me numrin 9, Depai bën valixhet për te Juvja

Barça shpreson të vazhdojë të lehtësojë organikën e saj të fryrë para fillimit të sezonit të ri. Ky është objektivi i parë, ndërsa objektivi i dytë është të arkëtojë disa milionë euro aq të nevojshme për bilancin financiar të klubit. Një nga prioritetet e Barcelonës është të shesë sulmuesin Memnfis Depai, kontrata e të cilit me klubin përfundon vitin e ardhshëm.

DEPAJ

Katalanasit nuk duan të rrezikojnë ta humbasin me parametra zero, ndaj janë gati t’i japin duart që tani. Sulmuesi është i gatshëm për t’u larguar, aq më shumë që tani nuk do të ketë më fanellën me numrin 9. Asaj i ka dalë një pronar i ri, Robert Levandovski, dhe presidenti Laporta e ka sqaruar zgjedhjen e bërë. Duke iu kthyer Depait, holandezi i ka vënë disa kushte klubit.

Në radhë të parë ai dëshiron të transferohet në një klub të dorës së parë, teksa nga ana tjetër shpreson të shkojë në një skuadër ku të ketë të garantuar një pagë të majme. Sipas mediave spanjolle, Barcelona është duke shqyrtuar një ofertë që ka mbërritur nga Juventusi dhe sulmuesi holandez ka treguar gatishmëri për të arritur një marrëveshje, edhe pse operacioni është i komplikuar.

Gjithçka mund të arrihet përmes një transferimi ose huazimi me opsion blerjeje të detyrueshme nëse ai do të rinovojë për një vit me klubin “blaugrana”. Avokatët e Depait ishin këtë javë në zyrat e Barçës dhe nuk kanë shfaqur ndonjë interes për të rinovuar kontratën e tij.

Oferta e Juventusit e tërheq atë dhe kjo është arsyeja pse ata po lëvizin në këtë drejtim. Skuadra italiane ka shfaqur shumë interes, por do të preferonte opsionin e huazimit sepse ka pak hapësirë nga “fair play” Financiar për të paguar transferimet këtë verë pas investimeve të bëra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"