Humbja zhgënjyese ndaj Skënderbeut, Shehi merr premtimin e rëndësishëm para Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 13:13

Humbja zhgënjyese ndaj Skënderbeut, Shehi merr premtimin e rëndësishëm para Luftëtarit

Kukësi është larguar ndjeshëm nga objektivi “titull”, por kjo nuk do të thotë se nënkampionët kanë hequr dorë. As humbja e fundit ndaj Skënderbeut nuk i ndal drejtuesit, por as futbollistët të ëndërrojnë trofeun. Trajneri Orges Shehi nuk ka humbur kohë dhe ka nxjerrë skuadrën në stërvitje ditën e djeshme në orën 12:00 në mesditë. Seancë në të cilën u ingranua i gjithë ekipi, por ata që luajtën në Korçë të hënën morën ngarkesë më të lehtë sesa pjesa tjetër.Musholli Kukesi

Trajneri Shehi ka shprehur keqardhjen për këtë humbje, e nga ana tjetër ka kërkuar më shumë nga gjithsecili, pasi cilësitë nuk mungojnë paçka mungesave, thjesht sipas tij ngërçi është psikologjik. Shehi ka shprehur besimin se fitoret do të vijnë dhe kundërshtari do të ndalet, mjafton që ekipi të japë më të mirën në fushë. Shumë prej lojtarëve kanë kërkuar ndjesë dhe i kanë premtuar trajnerit se duke nisur nga kjo javë, kthesa do të vijë. Kukësi kishte një pankinë të cunguar të hënën, pasi dhe pse në letër nënkampionët kanë 24 lojtarë, shumë prej këtyre emrave nuk kanë luajtur pothuajse fare në kampionat.

Alternativat në stol janë shumë të pakta, duke parë mungesat e rëndësishme të bomberit Vasil Shkurtaj, Emiljano Mustës të dëmtuar dhe Olsi Teqjes të pezulluar. Pa harruar kapitenin Besar Musolli që luajti si “Zorro” të hënën. Ajo frakturë që kishte marrë në hundë e detyroi të zbriste në fushë me maskë për të shmangur çfarëdolloj goditjeje që mund t’ia agravonte gjendjen. Musolli ka sakrifikuar duke luajtur vetëm në tri seanca stërvitore e gjysmë i dëmtuar.Goli i Kukesit

NDESHJA ME TIRANËN E NDRYSHOI SITUATËN

Drejtuesit e Kukësit janë duke analizuar situatën aspak të mirë që ekipi po kalon, e për pasojë dhe të gjitha ndeshjet me radhë të këtij viti. Barazimi ndaj Luftëtarit dhe humbja ndaj Tiranës kanë djegur Kukësin, pasi me dy pikët e lëna në Gjirokastër nënkampionët do shkonin në derbi me plot 3 pikë më shumë se Tirana, e me fitoren e këtyre të fundit Kukësi sërish nuk do e kishte humbur kryesimin. Ndërsa humbja ndaj kryeqytetasve në 5 minutat e fundit të ndeshjes ishte pika e kthesës për keq të Kukësit.

Madje dhe vetë trajneri Duro e ka pohuar për gazetën se humbja me Tiranën i kishte mbetur peng. Që mbas atij takimi nënkampionët kanë marrë vetëm rezultate zhgënjyese ku kanë barazuar me Teutën në Durrës, rezultat që solli shkarkimin e Duros, barazim me Vllazninë në “Elbasan Arena” dhe humbjen në Korçë. Drejtuesit tashmë kërkojnë të mbledhin forcat e të rikthejnë situatën pozitive.KUKESI SKENDERBEU

Presidenti Gjici ka qenë i tronditur nga humbja në Korçë, por ekipi dhe trajneri Shehi nuk kanë marrë asnjë reagim negativ prej tij, pasi kreu i klubit është shkarkuar te drejtuesit e tjerë të ekipit. Presidenti Gjici me të drejtë kërkon ecuri të mirë dhe titullin, pasi investimet e bëra në ekip janë të mëdha, por dhe drejtuesit e trajneri nuk kanë faj pasi këto kohë mungesat kanë qenë të mëdha dhe shumë të rëndësishme, por dhe fati nuk ka qenë me ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"