Hoxha karikon skuadrën: Do të bëjmë maksimumin kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 15:35

Hoxha karikon skuadrën: Do të bëjmë maksimumin kundër Partizanit

Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha ka karikuar skuadrën në prag të ndeshjes me Partizanin, të mërkurën ora 17:00, duke theksuar se skuadra e tij do të hyjë në fushë për të bërë maksimumin që të marrin pikë.

rustem hoxha

Teksa po flistë në konferencë, mbrojtësi durrsak u ndal dhe te ndeshja e fundjavës kundër Kukësit, duke thënë se ka vetëm një pishman, që nuk arritën të dilnim me 3 pikë. Ai gjithashtu rrëfeu se fakti që nuk shënoi dot në rastin e minutës së 94 e ka munduar prej ditësh.

Për më tepër, mbrojtësi Hoxha vlerësoi dhe kundërshtarin, duke thënë se Partizani është një skuadër e fortë, pavarësisht se si humbën ndeshjen me Tiranën.

Teuta-Partizani 1-0

“Pishmani i vetëm është që nuk morëm tre pikët me Kukësin, pasi i meritonim. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe e dominuam. Rasti i minutës së 94-t? Kam ditë që e mendoj atë.

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Harmonia dhe çdo gjë është në rregull, tani shpresojmë që t’ia dalim me sukses në ndeshjen me Partizanin, e cila është një ndeshje shumë e vështirë, sepse Partizani kërkon pikët ashtu si ne.

A na kënaq barazimi? Jo, ndeshja i ka të tre rezultatet dhe ne kemi nevojë shumë për pikët. Mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar dhe do bëjmë maksimumin që të dalim me pikë,” tha Hoxha.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"