Hetimet e SPAK, mes të akuzuarve është ish-gjyqtari i njohur Albano Janku. Ndaj tij jepet masa e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:59

Hetimet e SPAK, mes të akuzuarve është ish-gjyqtari i njohur Albano Janku. Ndaj tij jepet masa e…

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë në pah disa shkelje të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për abuzimin me tenderat. Dhe mes emrave të hetuar për këto abuzime, përveç atij të drejtoreshës së shumësportëshit të Tiranës, Deborah Keçi, figuron edhe emri i ish-gjyqtarit të njohur ndërkombëtar, Albano Janku.

janku

Ky i fundit, ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tendera në Bashki dhe akuzohet se ka ndihmuar në mënyrë të paligjshme shpalljen fituese të një kompanie.

“Janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi T.T. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe shtetasit E.P., J.Z. dhe A.J. në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshime të bazuara se shtetasi T.T. ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qenë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë”, shkruhet në dosjen e SPAK.

Kësisoj, është vendosur “Caktimi ndaj personit nën hetim A.J. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.”, shkruhet në dosjen e dalë nga SPAK rreth këtyre çështjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"